Ulen temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e enjte do të karakterizohet nga mot i ngrohtë dhe stabilitet atmosferik në mbarë vendin.
Për sa i përket zhvillimeve meteorologjike, territori ynë do të dominohet nga kthjellimet e plota, ndërsa vranësira të lehta e kalimtare mund të shfaqen vetëm përgjatë zonave malore gjatë orëve të pasdites dhe mesditës.
Sa i përket parametrave të erës, ajo do të fryjë nga juglindja në drejtim të jugperëndimit, me një intensitet mesatar prej 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe nëpër lugina shpejtësia do të arrijë deri në 8 m/s, duke gjeneruar valëzim të lehtë të forcës 1 ballë në det.

