Tr*gjedi në Vaun e Dejës: Humbin jetën roja i lokalit dhe elektricisti
Në fshatin Karmë, që bën pjesë në bashkinë e Vaut të Dejës, ka ndodhur një tragjedi e vërtetë.
Dyshimet e para tregojnë se dy individë janë goditur nga rryma elektrike teksa ndodheshin jashtë ambienteve të një lokali.
Viktimat, 40-vjeçari Sokol Preka, i cili shërbente si roje i lokalit, dhe elektricisti David Deda, 46 vjeç, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve dhe kanë ndërruar jetë rrugës për në spital. Në lidhje me këtë aksident, autoritetet policore kanë dhënë njoftime shtesë për të sqaruar gjendjen, duke konfirmuar se edhe elektricisti D.D. nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Ndërkohë, hetimet vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes. Siç raportoi policia në njoftimin fillestar, ngjarja ndodhi në biznesin e shtetasit Gj.
S., ku dy burrat kishin rënë në kontakt me rrymën.
Në fillim, raportimet tregonin për vdekjen e rojes S.P. dhe gjendjen kritike të elektricistit, por ky i fundit nuk arriti të mbijetojë.
