Tërmeti i fortë godet këtë vend, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

TvShow

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi zonën

në lindje të Kamçatkës, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur,

në një thellësi prej 40 kilometrash, rreth 129 kilometra nga qyteti i Petropavlovsk-Kamchatsky.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Kamçatka u godit nga një tërmet me magnitudë 8.8 gradë më 30 korrik të këtij viti, më i forti në botë që nga tërmeti që goditi Japoninë në vitin 2011.

Lajmet e fundit