Rozana Radi del nga kontrolla, konflikti me Gertën – reagojnë familjarët e saj

ShowBizi
Gerta Gixhari, BBV4, Rozana Radi,a

Që nga fillimi Rozana Radi dhe Gerta Gixhari ishin si dy aleate më të forta brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.

Mbrëmë debati i tyre degradoi teksa nuk munguan as prekjet mes dyshes, shkruan “Kosovarja”.

Rozana del nga kontrolla ku shihet e ashpër dhe nuk mungoi reagimi i familjareve të Gertës.

“Në një shoqëri që promovon vlerat e respektit dhe barazisë, është e papranueshme çdo formë e dhunës verbale, psikologjike apo fizike.

Kohët e fundit, kemi parë sesi Gerta Gixhari është përballur me sulme të ashpra, fjalë fyese dhe tentativa për të ulur imazhin e saj, madje edhe duke përfshirë familjen e saj.

Gerta ka treguar forcë, durim dhe dinjitet përballë këtyre situatave, dhe askush nuk duhet të jetë objekt i sulmeve personale apo të bëhet pre e presionit publik. Është koha që të reflektojmë si shoqëri dhe të promovojmë dialogun e shëndetshëm, pa cenuar integritetin dhe të drejtat e askujt.

Le të zgjedhim respektin dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit, në vend të gjykimeve dhe fyerjeve” ishin fjalët e tyre.


Lajmet e fundit