Pëson arrest kardiak pas uljes së avionit, ndërron jetë Shqiptari në aeroportin e Ti…
Një shtetas shqiptar 85-vjeçar ka humbur jetën në pistën e aeroportit "Marconi" në Bolonjë, si pasojë e një arresti kardiak që e goditi sapo avioni përfundoi uljen. Incidenti tragjik u regjistrua gjatë orëve të para të datës 16 gusht, në momentin kur fluturimi që vinte nga kryeqyteti shqiptar mbërriti në destinacion.
Burime të ndryshme bëjnë me dije se i moshuari, i cili vuante nga probleme të mëparshme shëndetësore, ishte duke udhëtuar i shoqëruar nga familjarët e tij. Ndërkohë që ishte duke zbritur nga mjeti fluturues, ai ndjeu nevojën për asistencë mjekësore, mirëpo gjendja e tij shëndetësore degradoi me shpejtësi duke çuar në arrest kardiak.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës 118 për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, ndërsa situata u ndoq nga afër edhe nga punonjësit e Policisë së Shtetit.
Përpjekjet intensive të personelit mjekësor për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme, duke bërë që 85-vjeçari të ndërronte jetë.
Autoritetet po e trajtojnë rastin si vdekje për shkaqe natyrore, ndërsa mbetet që hetimet e mëtejshme të hedhin dritë mbi dinamikën e ngjarjes./Top Channel
