Përl*shje e dh*nshme mes vëllezërish në Lagjen 13: Njëri përfundon në spital pas g*ditjes me sëpatë

TvShow

Mbrëmja e së martës, 1 shtator, ka shënuar një episod të dhunshëm mes dy vëllezërve, të cilët janë përfshirë në një përplasje fizike.

Konflikti është zhvilluar brenda mjediseve të banesës së tyre, ku për arsye banale, njëri prej tyre ka përdorur një sëpatë për të sulmuar vëllain.

Pasi kreu aktin, agresori u largua nga vendngjarja, por u vu në pranga nga efektivët e policisë pas një ndjekjeje të shkurtër.

Viktima e këtij agresioni u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin lokal, ku mjekët konfirmuan se ai ka marrë një plagë në zonën e shpatullës dhe për fat të mirë nuk rrezikon jetën.

Aktualisht, autori i dyshuar ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po ndiqen procedurat ligjore në vijim.

Lajmet e fundit