Pamjet e reja të përpl*sjes mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit: Urdhri për t’u ulur në gjunjë

TvShow

Ngjarja që po dominon rrjetet sociale prej disa ditësh, përplasja mes Joz Markut dhe Eduard Kuçit, është pasuruar me pamje të tjera filmike që janë bërë publike së fundmi. Këto sekuenca ofrojnë një këndvështrim shtesë mbi incidentin që ka ngjallur interes të gjerë te publiku.

Duke shfrytëzuar materialet e reja të bëra publike nga VoxNews, shihet qartë Jozi në përballje direkte me Edin. Në rrjedhën e ngjarjes, ai e godet Edin me shuplakë dhe menjëherë pas këtij veprimi, ai urdhëron: “Ulu në gjunjë”.

Në vazhdim të pamjeve filmike, konstatohet momenti kur Edi detyrohet të ulet në gjunjë.

Ky zhvillim vjen pas reagimit të vetë Edit një ditë më parë, i cili erdhi si pasojë e publikimit të një videoje të mëparshme për këtë sherr.

Ai e shoqëroi atë me mesazhin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, duke pretenduar se në ngjarje kishte qenë i vetëm përballë një grupi personash.

Kjo sekuencë e shfaqur nga VoxNews hedh më shumë dritë mbi dinamikën e incidentit, ndërkohë që palët e përfshira vazhdojnë të mbajnë qëndrime dhe versione të ndryshme lidhur me rrethanat e ngjarjes. /Prive By Liberta Spahiu

Lajmet e fundit