Ngjarjet e së Dielës nuk kanë fund/ Katër makina bëhen c*pash, disa persona kanë…
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Tepelenë–Gjirokastër, ku janë përfshirë katër automjete.
Sipas informacioneve paraprake, automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëra prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.
