Motra e Laurent Krasniqit rrëfehet pas tragjedisë: Humbja e tij është përballim i rëndë për ne
Në vijim të ndarjes nga jeta të ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, pas një aksidenti fatal rrugor pak ditë më parë, motra e tij Xheraldina ka publikuar një mesazh tejet prekës. Përmes këtij reagimi, ajo ka shprehur dhimbjen për ikjen e parakohshme të vëllait të saj.
Në këto çaste sfiduese për ta, ajo ka gjetur forcën të shprehë mirënjohjen ndaj gjithë personave që kanë ofruar ngushëllime dhe mbështetje morale për familjen.
Duke folur në emër të nënës dhe motrave, Xheraldina nënvizoi se ikja e Laurentit ka lënë një zbrazëti të madhe, duke ndikuar thellësisht jo vetëm tek të afërmit, por edhe te të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.

“Vdekja e tij nuk ka qenë e lehtë as për neve si familje, por as për juve që keni pasur mundësinë të rrini me të të paktën 5 minuta, se aq i është dashur një njeriu për ta bërë për vete me energjinë e tij pozitive”.
Motrat e Laurentit, përmes saj, kanë shprehur krenarinë e madhe që ndjejnë për të, duke uruar që ai të gjejë paqen e përjetshme.
“Ne trija jemi krenare pafund me të she shpresojmë që shpirti i tij është i qetë në paqe bashkë me babin, e sa i përketë neve, na qoftë Zoti durimin dhe forcën me vazhdu jetën pa të”, ka shkruar ajo.
