Ikën i nxehti afrikan? Ja si do të jetë moti këtë të shtunë
Për sa i përket ditës së shtunë, territori shqiptar do të vijojë të mbizotërohet nga stabiliteti atmosferik.
Pjesa më e madhe e vendit do të gëzojë kohë të kthjellët,
ndërsa gjatë orëve të mesditës pritet shtim i vranësirave të lehta deri në mesatare, kryesisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.
Këto vranësira nuk përjashtohet të sjellin reshje të dobëta shiu, të cilat do të manifestohen si shtrëngata të shkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike në viset kodrinore-malore.
Shtyllat e termometrit do të ngjiten deri në 41 gradë Celsius, ku më të ekspozuar ndaj kësaj vlere maksimale do të jenë banorët e Beratit, Gjirokastrës dhe Elbasanit.
Në orët e mbrëmjes dhe ato të natës, freskia do të mungojë, pasi vlerat termike do të luhaten midis 20 dhe 24 gradë Celsius.
Parashikohet që kjo e shtunë të shënojë
Lëvizja e ajrit do të vijë kryesisht nga kuadranti juglindor në atë jugperëndimor, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Ndërkohë, në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, erërat do të fuqizohen herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.
