NGJARJE TR*GJIKE! Humbi ekuilibrin në pistë, 22-vjeçarja bie nga dritarja e palestrës dhe ndërr*n jetë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një palestër ku një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga dritarja e katit të tretë gjatë kohës që po kryente aktivitet fizik.
E reja po përdorte një pistë vrapimi në momentin kur ndodhi incidenti.
Kamerat e sigurisë së palestrës kanë kapur momentin kur 22-vjeçarja humbi ekuilibrin dhe u shty prapa nga pajisja që ishte në lëvizje, duke përfunduar jashtë dritares.
Si pasojë e rënies nga lartësia, ajo pësoi dëmtime të rënda në kokë që i sollin vdekjen e menjëhershme.
Nga hetimet e kryera nga policia doli në pah se pista e vrapimit ishte vendosur shumë pranë dritares dhe me kurriz nga ajo.
Mosprania e barrierave mbrojtëse ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi respektimin e standardeve të sigurisë brenda ambientit të palestrës.
