Aksidenti tragjik në vend, humb jetën 19 vjecari!
Në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë 19-vjeçari Indrit Shyti, i cili kishte pësuar dëmtime serioze nga aksidenti automobilistik i ndodhur një ditë më parë në aksin Mbrostar–Levan. Pasi u dërgua për mjekim të specializuar, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ky i ri po drejtonte një “Volkswagen” në momentin kur automjeti doli nga rruga dhe ra në kanalin anësor, si pasojë e humbjes së kontrollit.
Përveç viktimës, gjatë këtij incidenti kanë pësuar lëndime edhe dy persona të tjerë që ndodheshin brenda në makinë. Autoritetet policore po kryejnë verifikimet e nevojshme për të kuptuar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje rrugore.
