Aksidenti f*tal në vend: Kush janë dy vëllezërit që humbën jetën?

TvShow

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Surkish të Podujevës,

ku një përplasje e fuqishme mes një automjeti të tipit Volkswagen Golf

dhe një tjetër të markës BMW, la pas dy të vdekur dhe një person të plagosur.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se dy viktimat e këtij incidenti tragjik janë vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova, me origjinë nga fshati Dumnicë i komunës së Podujevës.

Për fat të keq, goditja ka rezultuar vdekjeprurëse për drejtuesin e mjetit Golf dhe pasagjerin që e shoqëronte, të dy banorë të Dumnicës.

Menjëherë pas raportimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka mbërritur në vendngjarje, duke urdhëruar Njësinë e Hetimeve të Trafikut të analizojë me detaje shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.

Ndërkohë, trupat e pajetë janë marrë nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar procedurave të obduksionit.

Autoritetet ende po punojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të këtij aksidenti, ndërsa shkaku i vërtetë mbetet ende i paqartë dhe objekt hetimi.

Lajmet e fundit