Aksident i rëndë në vend: Dy automjete perplasen kok me koke nje grua ka h…
Në afërsi të fshatit Mazhe në Krujë ka ndodhur një incident i rëndë rrugor gjatë momenteve të fundit.
Dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për shkak të forcës së goditjes, mjetet kanë dalë nga rruga.
Nga ky incident, një grua ka marrë lëndime dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pranë Spitalit të Traumës për trajtim të specializuar, ndërsa dy persona të tjerë janë raportuar gjithashtu të plagosur.
Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në zonën e ngjarjes dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e këtij aksidenti.
