Aks*dent në Unazën e Madhe: Përmbyset kamioni dhe makina, ka të…
Në orët e pasdites së sotme, një ngjarje rrugore është raportuar në segmentin e Unazës së Madhe, në afërsi të Farkës.
Dyshohet se incidenti ka ndodhur si pasojë e përmbysjes së një mjeti bashkë me një fadromë, të cilat kanë bllokuar segmentin rrugor, duke krijuar probleme për trafikun.
Sipas të dhënave fillestare, është identifikuar një person i dëmtuar nga ky aksident.
Njësitë e policisë dhe ekipet mjekësore të urgjencës janë nisur drejt zonës ku ndodhi përplasja, për të asistuar të dëmtuarin dhe për të nisur hetimet zyrtare mbi shkaqet e ngjarjes.
Këto janë të dhëna paraprake, ndërsa pritet njoftime të mëtejshme në lidhje me dinamikën e rastit.
