Aks*dent f*tal në Vorë: Vikt*më gazetari 26-vjeçar, identifikohet…
Mëngjesin e kësaj të mërkure, një ngjarje e rëndë ka shkaktuar humbjen e jetës së gazetarit 26-vjeçar, Xhesjon Zogu.
Skena e këtij aksidenti tragjik ishte aksi rrugor Vorë-Fushë Krujë, ku dy automjete u përfshinë në një përplasje frontale.

Hetimet paraprake tregojnë se shkak i incidentit ka qenë një parakalim i parregullt i kryer nga një mjet tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga drejtimi i Rinasit drejt Fushë-Krujës.
Gjatë kësaj manovre të rrezikshme, mjeti “Benz” u përplas me një automjet tip “Land Rover”, i cili po qarkullonte në korsinë e kundërt, nga veriu në drejtim të jugut.
Goditja ka qenë fatale për 26-vjeçarin, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër po merr ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet në gjendje shëndetësore kritike.
